Vdes personi më i vjetër në botë në moshën 117-vjeçare
Është ndarë nga jeta personi më i vjetër në botë pasditen e së shtunës (16 shatator) në Xhamajkë.
Violet Mosse Brown u bë përsoni më i vjetër në botë më 15 prill të këtij viti duke marrë titullin e italianit Emma Morano, e cila jetoi në tre shekuj dhe lindi në 1899.
E njohur si “Halla V” nga miqtë e saj, ajo lindi në 10 mars 1990 dhe jetoi në të njëjtën shtëpi gjatë gjithë jetës së saj në Trelawney. Violet ishte nënë e gjashtë fëmijëve.
E pyetur më parë se kush ishte sekreti i jetës së saj ajo u përgjigj se konsumimi i këmbëve të lopës, mospirja e alkoolit dhe leximi i Biblës ishin të rëndësishme.
Në një intervistë për Jamaican Observer pas ditëlindjes së saj të 110 tha: “Unë kosumoj gjithçka përveç mishit të derrit dhe pulave, si edhe nuk pij alkool. E dini, unë ndonjëherë pyes veten a jam me të vërtetë 110 vjeç pasi nuk ndihem se jam kaq.”