Vdes pronari, lë trashëgimi 4 milionë euro për punëtorët

Luciano Tamini, sipërmarrësi i cili ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare, përpara se të vdiste i la trashëgimi një pjesë të pasurisë punonjësve të tij.

Në testamentin e tij ai la 15.000 euro për çdo punonjës dhe 10.000 euro për çdo nënpunës, shkruan Tgcom.

“Është e drejtë që kush merr më pak, të shpërblehet më shumë”, ishin fjalët e tij.

Në testament kishte shprehur dhe dëshirën që punonjësit të kishin një pushim tetë orësh, nëse do të dëshironin të merrnin pjesë në funeralin e tij, dëshirë që drejtuesit e ndërrmarjes e plotësuan.

Tamini ishte drejtues i ndërmarrjes të krijuar 101 vjet më parë nga babai i tij Carlo Tamini.

Me vdekjen e babait, Luçiano megjithëse më i vogli i tre vëllezërve, merr në moshën 21 vjeçare drejtimin e ndërmarrjes duke e shndërruar në lider botëror të prodhimit të transformatorëve, me tregje nga SHBA deri në Iran.

SHKARKO APP