Vdes Rosetta, sonda kozmike mbyll misionin pas 12 vitesh në hapësirë
Sonda kozmike Rosetta ka mbyllur misionin e saj pas 12 vitesh në hapësirë.
Shkencëtarët në Qendrën e Kontrollit të Agjencisë Hapësinore Evropiane në Darmstadt të Gjermanisë konfirmuan se sonda hapësinore “Rosetta” e Evropës ka përfunduar misionin e saj mbi kometën “67P” dhe është ulur në sipërfaqen e akullt të vetë objektit. Rosetta ka shënuar disa suksese të pa shënuara më parë në histori si dërgimi i një anije përreth kometës dhe zbritja e papreçedentë e një sonde mbi sipërfaqen e kësaj tw fundit.
Gjatë misionit të saj 12-vjecar “Rosseta” ka kryer një mori fotografish me rezolucion të lartë që pritet t’i mbaj të zënë shkencëtarët për dekadat e ardhshme.
Sipas ekspertëve, Rosetta mbylli rënien e saj të lirë me një shpejtësi jo të lartë.
Humbja e sinjalit, u përshëndet nga brohoritje dhe shtrëngime duarsh, duke u festuar si mbyllja përfundimtare e misionit. “Kaq ishte. Unë mund të njoftoj suksesin e plotë dhe historik të Rosettës dhe deklaroi mbylljen e misionit të saj”, tha menaxheri i ESAS, Patrick Martin