Vendi me njerëzit më të lumtur në botë fsheh një sekret që na duhet të gjithëve

Danimarka është në vend të parë të klasifikimit të popujve më të lumtur. Po cila është arsyeja? Çfarë ka Danimarka që ne nuk e kemi?

Një gjë shumë të rëndësishme, të cilën ne e shohim me shumë zili në veri: balanca jetë profesionale – jetë personale. Zyrtarisht, orari javor i punës është 37 orë, por një sondazh i ri i OCSE tregon se një danez punon mesatarisht rreth 33 orë në javë.

Puna mbyllet në orën 16.00

Një danez e fillon një ditë pune në orën 8:00 të mëngjesit deri në 4:00 të pasdites; dhe të premten kthehet në shtëpi edhe më herët. Askush nuk bën punonjësin e jashtëzakonshëm, që në Danimarkë, praktikisht nuk ekziston. Akujt nuk i shkon ndër mend të qëndrojë më gjatë në punë për të bërë përshtypje të mirë.

Punëdhënësit kanë besim te punonjësit, për aq kohë sa kryejnë siç duhet detyrat që u janë ngarkuar dhe e zhvillojnë punën në mënyrë eficiente, mund të shkojnë në shtëpi në orar.

Përkundrazi, nëse qëndroni më gjatë, lini përshtypje të keqe

Qëndrimi më gjatë vetëm për të bërë përshtypje të mirë ka pasoja negative dhe vë në diskutim eficiencën, si dhe aftësinë për të menaxhuar kohën nga ana e punonjësve. Ju mund të jeni duke pyetur veten se si ia dalin mbanë danezët. Vijojnë thjesht të punojnë nga shtëpia? Ndryshe, si mund të shpjegohet fakti që Danimarka është një ndër shtetet më produktive në BE?

Në të vërtetë, asnjë danez nuk punon pasi përfundon orari i punës. Me mbylljen e kompjuterit, përfundon çdo gjë. Ata i gëzohen jetës pas përfundimit të ditës së punës. Pas pune, ata u kushtohen pasioneve, bëjnë sport apo ekskursione në natyrën skandinave, gatuajnë dhe kalojnë kohë me familjen dhe miqtë.

Disa aktivitete, madje, përfshihen në kalendarin e angazhimeve të punës dhe respektohen nga kolegët. Nëse kolegu duhet të ikë që të marrë fëmijët në orën 16:00, atëherë në atë orë nuk do të caktohet asnjë mbledhje.

Dhe një ditë më pas, janë të gjithë të çlodhur, dhe e njëjta mbledhje, e zhvilluar nga njerëz të çlodhur, me shumë gjasa do të përfundojë më shpejt. Dhe do të jenë më produktivë.

Në fakt, siç ka zbuluar një studim, njerëzit e lumtur janë dhe më eficientë me 12 për qind.

SHKARKO APP