Versioni i bukur, elegant e sportiv i Alfa Romeos
Ideja për modelin e ri sportiv të Alfa Romeo vjen nga kompania polake, Breshke Design. Alfa Romeo Furia është i frymëzuar nga modelet e kaluara të Alfas dhe modelet e tanishme moderne. Kombinimi i tillë e bën këtë model të duket i bukur, elegant dhe sportiv. Autori i këtyre fotografive jo zyrtare thotë se Alfa Romeo Furia, ndër të tjera, frymëzohet nga Alfa 33 Stradale dhe GTV Spider dhe karakterizohet me mbrojtësit anësorë, dyert e të cilave hapen në ajër, dritat e pasme LED, difuzer i pasmë, tubat e shkarkimit të gazrave në formë të gjashtëkëndëshit, si dhe me interier prej lëkure me ngjyrë të kafenjtë.