Viçi me fytyrë “NJERIU” adhurohet si Zot (FOTO)

Një viç i lindur me tipare të fytyrës së njeriut është duke u përshëndetur si një perëndi në Indi, ku mijëra adhurues fluturojnë për të parë kafshën dhe planifikojnë të ndërtojnë një tempull në nder të tij.

Viçi ka lindur dje, në orën 6, me hundë dhe veshë që i ngjan një njeriu. Megjithëse lopa vdiq brenda një ore nga lindja, lajmet u përhapën shpejt dhe çuan në dyndjen e mijëra njerëzve për të parë trupin, duke besuar se ishte një avatar i Zotit Vishnu, një Perëndi hindu.

Viçi është vendosur në një kuti qelqi i rrethuar me lule dhe adhuruesit përkulen kur kalojnë. Hindusët në qytetin e Muzaffarnagar, India veriore, besojnë se viçi është “Gokaran”, 24 incarnacione të Zotit Vishnu.

Mahesh Kathuria, 50 vjeç, një biznesmen vendas që erdhi për të parë viçin, tha: “Perëndia ka lindur nga trupi i një lope. Kemi ardhur këtu për të kërkuar bekimet e tij. Religjiozisht, është një avatar i Vishnu. Ne besojmë se është një karakter i ngjashëm i përmendur në Bhagavata Puran, një tekst fetar hindu”.

Raja Bhaiya Mishra, 55 vjeçe, drejtuese e strehës së lopëve, tha: “Është një mrekulli që viçi ka lindur në këtë strehë. Mijëra njerëz kanë qenë këtu për ta parë atë. Ne do ta kremtojmë atë për tri ditë dhe do të ndërtohet një tempull për të. Ky avatar ka krijuar patjetër një ndjenjë devotshmërie midis njerëzve”. Ajo shtoi se nëna u shpëtua nga një kasap dhe u soll në strehë para gjashtë muajsh.

Pa dyshim, komuniteti shkencor ka hedhur poshtë “mrekullinë”. Dr.Ajay Deshmukh, mjek i lartë veterinar, në Indi, u shpreh se: “Ky është një rast i një anomalie anatomike. Nëse një gjen nuk zhvillohet siç duhet apo ka pasur një gabim, ajo shkakton deformime strukturore të shumta dhe ndodhin anomali të tilla. Ka vetëm arsye dhe shpjegime shkencore, këtu nuk ka bestytni”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

 

SHKARKO APP