Video/ Irlandë, Mini Cooperi sfidon stuhinë Eleonor, lëvizje pa vetëdije në lungomare
Kuriozitete E Martë, 20 Korrik 2021 22:52
Mjaftojnë 30 centimetra ujë për të përmbytur një veturë në kushtet e një moti të keq.
Por ky shofer me këtë Mini nuk e ka frikë furinë e detit, të shkaktuar nga stuhia, që ka goditur veriun e Europës, me erëra që i kalojnë 150km/orë.
Filmimi nga lart, tregon makinën që përshkon rrugën përgjatë detit, pavarësisht se ajo është plotësisht e mbuluar nga uji në Salthill Galway, në provincën e Connacht në Irlandë.
/BalkanWeb