VIDEO/ Salmon ose krap, nga Gjermania vijnë këpucët nga lëkurë peshku! S’do ta besoni sa kushtojnë
Këto këpucë janë bërë nga lëkura e peshkut. Kushtojnë rreth 1 mijë dollarë pala. Ata që e krijuan këtë model unik janë vëllezërit Florian dhe Michael Kopitz, të cilët kanë hapur dyqanin e tyre në Bavari.
Tipat e lëkurave të peshqve të përdorura për këtë punë janë disa, peshku mustak, salmoni, krapi. Këto këpucë të cilësisë së lartë kanë nevojë për shumë punë me dorë, shkruan Syri.net.
Vëllezërve Koppitz ju nevojiten nga një në tre ditë për të përgatitur një palë këpucë të reja. Prodhojnë vetëm 45 të tilla në vit.
Këpucarët tashmë të famshëm sigurojnë që këpucët e tyre janë ekologjikisht të qëndrueshme, sepse përdorin vetëm copëza të lëkurës së peshqve, që në të kundërt do të përfundonin në koshin e mbeturinave.
© SYRI.net