Vidhen miliona llogari Gmail, ja si ta merrni vesh nëse jeni prekur

Një virus i ri Android ka prekur mbi 1 milionë përdorues që kanë llogari në Google dhe që përllogaritet se po infekton rreth 13 mijë pajisje në ditë.

Ky virus, i pagëzuar me emrin Goolian, vjedh adresat e email –it dhe të dhënat e identifikimit që ruhen në pajisjet Android.

Lajmi u bë i ditur nga firma për sigurinë kibernetike, Check Point, e cila e zbuloi këtë virus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me informacione të tilla, hakerat mund të shtënë në dorë të dhëna delikate që mund të ndodhen në Gmail, Google Photos, Google Docs, Google Play dhe aplikacione të tjera të Google.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pajisjet infektohen kur një përdorues shkarkon një aplikacion të infektuar me Goolian, apo dhe duke klikuar një link në reklamat që shfaqjen në aplikacione të ndryshme.

Për të kuptuar nëse jeni prekur nga ky virus klikoni dhe zbulojeni në këtë faqe https://gooligan.checkpoint.com/ .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?