Vipat çmenden pas lojës Pokemon Go
Pokemon Go u lançua për herë të parë në fillim të korrit të vitit 2016 dhe deri në ditët tona ka tejkaluar 30 milionë shkarkime. Kjo lojë e re elektronike ka fituar vëmendjen e të gjithëve, duke krijuar madje varësi. Ja kush janë vipat të cilët e kanë pranuar varësinë që ka krijuar Pokemon Go tek ata: Justin Bieber, duket padyshim që e ka marrë lojën shumë seriozisht. Gjatë ndalimit në New York për shkak të turneut botëror që po zhvillon, ai dhe shoku i tij i ngushtë ishin në mesin e një turme prej qindra lojtarësh Pokemon Go. Pokemon Go është kthyer në makthin e Kendra Wilkinson, ish modelja e Play Boy. Ajo pranon se po kthehet në një person të fiksuar pas Pokemon Go, pavarsisht se është ndjerë shumë herë në siklet nga situata të ndryshme që ka përjetuar. Demi Lovato nuk e ka pranuar akoma që është një lojtare e rregullt e Pokemon Go. Por miku i saj Nick Jonas postoi në Twitter që Demi është e shqetësuar, sepse s’po arrijnë të kapin asnje Pokemon. Wiz Khalifa ka pranuar qartë që është shumë i dashuruar pas lojës, madje shumë herë ka postuar në rrjete sociale përvojat e tij mbi lojën.