Vizatoi personazhet e Harry Poter me ngjyrë, përballet me racizëm
Një dizajnere nga Kanadaja ka vizatuar personazhet e Harry Poter, por ka marrë kritika pasi ka përdorur ngjyrën e zezë për ta. Në një intervistë për BBC, Anoosha ka treguar gjithcka për rastin: “Numri i komenteve që mora dhe ashpërsia e racizmit ishte tërësisht e paparitur”. Ilustruesja Anoosha Syed e publikoi pikturën e saj online dhe u përball me reagime si: “A mund të ndalojmë këtë trend ku ndryshoni ngjyrën e personazheve imagjinare”. Por ajo nuk mund të qëndronte në heshtje dhe i bëri të qartë se ngjyra e personazheve si Hermione dhe Harry Poter nuk është e përcaktuar në libër dhe mund të pikturojë cfarë të dojë. Ky rast nuk mund t’i kalonte autores së librit, J.K. Rowling e cila tregoi me një postim në Twitter se është dakort me Anoosha. “Isha shumë e shokuar që ajo më vuri re. Ishte fantastike. Gjithashtu ishte fundi i diskutimit. E ke parasysh, fjala e saj i jep fund gjithckaje”, tha Anoosha.