Vjedhja e kartelës dhe pinit si në filma
Klientët e bankave janë paralajmëruar për të qëndruar vigjilentë, pasi një skemë e re për të vjedhur ka kapluar bankat pothuajse në të gjithë botën. Në këtë skemë, viktima hutohen për vetëm pak sekonda ndersa janë duke tërhequr para nga ATM, e që është kohë e mjaftueshme për mashtruesit që të vjedhin para nga llogaritë bankare, duke i ndërruar kartelës së vjedhur pinin. Banka në Angli Barclays, ka bërë një video për të ndihmuar klientët e saj, të bazuar në rastet të cilat janë duke ndodhur në realitet. Në videon e shkurtër shihet një burrë duke pritur në ATM, ndersa një femër i afrohet atij dhe shikon se si po e shkruan ai pinin. Ajo pastaj hedh ndonje send në tokë për ta hutuar atë dhe pasi ai kthehet për ta ndihmuar ate i kthen shpinën automatit të parave, një person tjetër nga tjeter ATM i ndërron atij kartelën me një false. E pasi kanë kartelën origjinale e edhe pinin ata tërheqin parat e viktimës pa asnjë problem në ATM.