Vjen festivali i mbushur me çokollata

Harroni fabrikën e çokollatave të Willy Wonka, diçka më e madhe po vjen. ChocFest është festivali që do zhvillohet në muajin nëntor ku përfshin çdo gjë që përbëhet nga çokollata. Sipas faqes ku përshkruhet eventi, aty do lejohet që çdo person të provojë ëmbëlsira të ndryshme dhe të bëjë biseda rreth tyre. Të ftuarit do provojnë kekë, krepat, brownie, tartat, petullat, ëmbëlsirat, biskotat si dhe picat prej cokollate, qepabët, vera dhe birra. Kjo nuk është e vetmja gjë që do ndodhi. Në festival çdo njeri mund të mësojë se si të gatuajë ëmbëlsira me çokollatë. Eventi do jetë me datë 18 dhe 19 nga ora 10:00-16:00 në Melton Mowbray, Leicestershire. Biletat kushtojnë 6 paund, ndërsa për fëmijët nën moshën 16 vjeç janë falas.

SHKARKO APP