Vjen topi i mençur i futbollit

Topi i futbollit që shihni më sipër është projektuar që të funksionojë si një mjet trajnimi për goditjet në portë.

Ai përmban një paketë me sensorë të integruar të cilët regjistrojnë informacionet e tilla si trajektorja, rruga e fluturimit, pika e goditjes, e rrotullimit si dhe shpejtësinë.

Të dhënat e mbledhura nga topi më pas mund të ruhen dhe rishikohen. Topi i zgjuar është i përshtatshëm për dy sistemet e njohura operative Android dhe iOS për pajisjet e Apple, dhe është i lehtë në përdorim.

Topi ndihmon gjithashtu në praktikumin e gjuajtjeve perfekte që janë qenësore për një lojë të mirë.

Në aplikacion është përfshirë dhe trajneri ne mënyrë që të dini të përdorini të dhënat për të përmirësuar lojën tuaj.

SHKARKO APP