Vonesa në katër linja hekurodhore, shkak… një telefon i humbur (VIDEO)
Një pasagjere ka shkaktuar kaos në Lodër, duke vonuar katër linja hekurudhore të mëdha nëntokësore pasi eci nëpër hekurudhë për të gjetur telefonin e humbur. Udhëtimi me trenat në District, Circle, Hammersmith and City dhe Metropolitan u pezullua, ose kishin vonesa të mëdha. Gruaja qëndronte në binarë në stacionin Aldgate East, duke shkaktuar vonesa deri në mesnatë. Në filmimet e publikuara shihet një grua që del nga tunelet për në stacion. Dhe udhëtimet me tren u pezulluan për sigurinë e gruas. Pasagjerja fillimisht kishte debatuar me stafin e stacionit hekurudhor. Por kur ata refuzuan që të shkonin të merrnin celularin e humbur, shkoi ta gjente vetë.