“Vrapimi i tretjes së patës” – Qindra gjermanë bëjnë 10 kilometra pas festës së Krishtlindjes
Më shumë se dyqind vrapues u bashkuan në ‘Vrapimin e tretjes së patave” të 21-të në Berlin menjëherë pas festës së Krishtlindjes me qëllim djegien e atyre kalorive të marrja përgjatë ditëve të festës. Pata e pjekur, e cila nuk është e lehtë për kaloritë, është një ushqim tradicional i Krishtlindjes në Gjermani, i shërbyer me lakër të kuqe dhe patate.
Me Santa Claus duke udhëhequr me një patë tallëse, pjesëmarrësit vrapuan për dhjetë kilometra derisa arritën në një kasolle të vogël, ku u shpërblyen me, me shumë kalori , që nga vera e ngrohtë e deri te makaronat. Por ata kanë mundësinë për t’i djegur sërish edhe këto kalori, duke vrapuar sërish deri të tyre në pikën e nisjes, që është pesë kilometra më larg.
“Këtë mëngjes në gjashtë e gjysmë ra përsëri shi dhe tani ka diell. Fantastike. Dhe gjithashtu fantastik është fakti që kaq shumë vrapues që janë këtu sot në ditën e boksit. Dhe uroj të gjithëve një Vit të Ri të mrekullueshëm dhe që ne Do të takohemi në vitin 2020 në gjendje të mirë shëndetësore”-thotë babagjyshi i vitit të ri në vrapimin e tretjes.
SCAN