Vrasjet misterioze dhe me stil të KGB­-së

Helmi Gelsemium ose “bari që ndalon punën e zemrës” është një bimë që rritet vetëm në Azi dhe një metodë e vrasjes që përdoret nga kontraktorët rusë dhe kinezë. Aleksandr Perepilichny ka qenë oligark rus dhe kritik i Kremlinit, i cili ka kërkuar strehim në Britani në vitin 2009. Ai ka ndihmuar një hetim të Zvicrës për shpëlarje të parave në Moskë, si dhe ka siguruar prova kundër disa zyrtarëve rusë, të lidhur me vrasjen e avokatit Sergei Magnitsky, në një burg të Moskës. Pak para se të vdiste në moshën 44­vjeçare, derisa bënte ushtrime jashtë shtëpisë së tij, Perepilichny u ka thënë kolegëve se ka marrë kërcënime me vdekje.

Edhe pse ai ka qenë personi i katërt i lidhur me rastin Magnitsky që ka vdekur në rrethana të çuditshme, policia në Surrey fillimisht ka thënë se vdekja e tij nuk është e dyshintë. Por, më 18 maj, autoritetet britanike kanë rihapur hetimet, pasi testet e reja kanë zbuluar gjurmë në stomakun e tij, të cilat mund të vijnë vetëm nga bima toksike Gelsemium. Poloniumi po ashtu është një element i rrallë dhe shumë radioaktiv. Poloniumi­210 është rreth 250,000 herë më toksik se hidrogjeni cyanide, i cili edhe vetë është lëng helmues që mund të vrasë shpejt. Aleksandr Litvinenko, ish­zyrtar i shërbimit rus të sigurisë, i cili është vendosur në Britani në vitin 2000, është helmuar në një restorant në Londër më 2006. Autoposia ka zbuluar gjurmë të poloniumit­210 në trupin e tij. Ekspertët britanikë kanë thënë ai mund të jetë personi i parë që ka vdekur nga efektet e poloniumit­210. Para se të vdiste, Litvinenko ka shkruar një letër dhe ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, për urdhërimin e vdekjes së tij.

Element kimik helmues është edhe thalliumi. Ish­agjenti sovjetik i KGB­së, Nikolai Khokhlov, i cili ka dezertuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1953 dhe ka dëshmuar për operacionet e KGB­së, është trajtuar për helmim nga thalliumi në Frankfurt të Gjermanisë, më 1957. Përpjekja për ta vrarë atë ka dështuar. Në fund të vitit 2004, nga helmi është trajtuar edhe politikani ukrainas, Viktor Yushchenko. Ai është helmuar me TCDD në kohën kur konkurronte për president kundër kandidatit të favorizuar nga Rusia, Viktor Yanukovych. Testet kanë treguar se ai ka pasur përqëndrimin e dytë më të lartë të TCDD­së. Për pasojë, fytyra e tij ka qenë e deformuar për vite të tëra. Yushchenko, i cili ka favorizuar integrimin evropian dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ka thënë se helmimi nuk ka qenë një “akt privat” dhe ka akuzuar zyrtarët rusë për sulmin ndaj tij. Gazetarja dhe kritikja e Kremlinit, Anna Politkovskaya, është sëmurë po ashtu rëndë në vitin 2004, pasi ka pirë një çaj në fluturimin nga Moska në jug të Rusisë, gjatë krizës me pengje në Beslan. Politkovskaya ka thënë se është helmuar nga shërbimi rus i sigurisë. Ajo ka mbijetuar, por është vrarë dy vjet më vonë.

SHKARKO APP