Vrau ish-bashkëshorten 8-muajshe shtatzënë, foshnja arrin të mbijetojë

Një 51-vjeçar në Britani qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit ishte në muajin e 8-të të shtatzënisë.

Ramanogde Unmathallegadoo nuk e pranoi dot ndarjen nga gruaja e tij 35-vjeçare në 2012-n. Pas ndarjes nga 51- vjeçari, ish-gruaja e tij u martua me një burrë tjetër, veprim ky që nuk u durua nga ish-bashkëshorti i saj. Ishte pikërisht ky vendim i marrë nga gruaja, arsyeja që Romanogde e vëzhgoi 35- vjeçaren, dhe në momentin që ajo po dilte nga ambienti i shtëpisë së saj e qëlloi me një shigjetë.

Nga kjo tragjedi arriti të shpëtohej nga mjekët foshnja 8 muajshe së cilës i kishte kaluar shigjeta vetëm pak milimetra larg kokës. Gruaja nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra dhe për këtë arsye ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes.

Mediat britanike raportojnë se Unmathallegadoo, kishte që tre vite që kishte planifikuar vrasjen e ish-bashkëshortes, e cila e kishte lënë atë për një tjetër burrë. Para gjykatës ai u shpreh që çdo gjë ishte aksidentale dhe nuk kishte qenë ish 35-vjeçarja shënjestra, por trupa gjykuese e shpalli fajtor duke e lënë në burg.

SHKARKO APP