Vrau luanin më të dashur në botë, kthehet nw njeriun më të urryer në botë

Krejt papritur Walter Palmer është kthyer në njeriun më të urryer në botë. Emri i tij është në çdo media të planetit dhe me mijëra njerëz jo vetëm në Zimbabve por kudo, edhe në SHBA janë të zemëruar me të, madje  e kanë kërcënuar me vrasje.

Por kush është Walter Palmer dhe përse urrehet kaq shumë?

Palmer është një dentist amerikan, që ka vrarë “mbretin”, një nga luanët më të njohur në botë.

Luani Cecil, një specie e mbrojtur në Zimbabve dhe i njohur në mbarë botën , u vra më 6 korrik.

Palmer përdori një hark për të qëlluar mbi krijesën, më pas i hoqën lëkurën dhe i prenë kokën.

Palmer është mbrojtur duke thënë se kishte shpresuar se guidat e tij vendase do e orientonin se çfarë është e ligjshme gjatë gjuetisë.

Ai tha se nuk e dinte që qëlloi ndaj një krijesë kaq të dashur për njerëzit dhe i vjen keq për atë që ndodhi.

Por shpërthimi i zemërimit ndaj tij është i pandalshëm. Dhjetëra yje të skenës dhe ekranit i janë bashkuar kritikave ndaj tij.

Protesta ka pasur përpara zyrave të dentistit në Minesota, SHBA.

“Ti je frikacak dhe vrasës,” lexohet në derën e tij.

Palmer pritet të përballet me akuza për këtë krim, thonë zyrtarët e Zimbabveve.

Ndërkohë dy persona që e shoqëronin në këtë udhëtim pritet të dalin në gjyq. Ata rrezikojnë deri 15 vite burg, nëse gjenden fajtor.

Palmer mendohet se ka paguar 50 mijë dollarë për të dalë në gjueti luanësh në Zimbabve.

Qindra mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion, duke i kërkuar qeverisë së Zimbabveve të mos lëshojë me leje për gjueti.

 

SHKARKO APP