Vrau një buall, gjuetari goditet për vdekje nga një buall tjetër
Një gjuetar afrikano-jugor, i cili kishte qëlluar një buall të egër, u vra vetë nga një anëtar tjetër i tufës, thonë raportet. Claude Kleynhans, 54 vjeç, u sulmua nga një buall i madh mashkull ndërsa ai po ngarkonte mish në një automjet në provincën e Limpopo, në veri-lindje të Afrikës së Jugut.
Bualli i madh i shqeu pjesët gjenitale babait të tre fëmijëve dhe vdiq në vendngjarje, raportojnë mediat vendase cituar nga ato britanike. Z. Kleynhans, i cili drejtonte një kompani gjuetie në safari në Tzanen aty pranë, kishte dalë në një udhëtim me klientët kur ai vdiq të martën e kaluar.
Ai drejtoi kompaninë Guwela Safari, e cila organizon safari ku gjuetarët e trofeve do të paguajnë 2.850 dollarë në qoftë se ata gjuajnë një gjirafë dhe 1.500 dollarë nëse gjuajnë zebra. Listat e tyre tarifore në faqen e tyre të internetit gjithashtu ofron gjuajtjen e buajve, hijenave, hipopotanëve dhe elefantëve. Pas vdekjes së tij, një numër njerëzish kanë postuar mesazhe ofenduese për të ndjerin.