Vuante nga kruajtja e syve, i gjenden 100 morra në qerpikë (VIDEO)
Një grua kineze përfundoi tek mjeku, duke u ankuar se kishte kruajtje në pjesën e syrit, por ajo që mësoi ishte larg së imagjinuarës. Gruaja e identifikuar si Xu kishte në të vërtetë kruajtje tek pjesa e syrit, por kjo kishte ardhur për shkak të pranisë së madhe të morrave. Plot 100 morra janë gjetur tek pjesa e syve të gruas, të cilës iu deshën dy vite kruajtje për të shkuar tek mjeku. Ajo pranoi se nuk e kishte larë jastëkun që prej vitit 2012. Ajo u tha mjekëve në spitalin Wuhan, në provincën qendrore kineze të Hubeit, se kishte trajtuar sytë e saj, por javët e fundit të dhjetorit të këtij viti, u përkeqësuan aq shumë sa u desh të kërkonte zgjidhje. Një qerpik i vetëm mbante më shumë se 10 morra. Gjithashtu, ajo u diagnostikua me blefaritis – inflamacion i qepallës. Morrat u larguan nga qerpikët pas trajtimit, ndërsa gruas iu dhanë edhe ilaçe.