Vullkani “Mount Aso” në Japoni shpërthen për herë të parë pas 36 vitesh
Kuriozitete E Diel, 2 Maj 2021 16:13
Vullkani më i madh aktiv në Japoni ka shpërthyer duke shpërndarë një shtëllungë të madhe pluhuri dhe hiri më shumë se 11.000 metra në ajër, raportoi Agjencia Meterologjike e Japonisë.
Pamjet nga zona tregojnë për një shtresë të hirit vullkanik që ka mbuluar rrugët, çatitë dhe makinat nëpër të gjithë zonën.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur raportime për të lënduar.