WhatsApp tani numëron 700 milionë përdorues aktivë mujor
WhatsApp, një nga shërbimet më popullore në botë për dërgimin e mesazheve, po vazhdon të rritet dita ditës. Kompania, aplikacioni i të cilës përdoret në të gjithë botën për të dërguar mesazhe tekst falas, tani ka 700 milionë përdorues aktivë mujor, nga 600 milionë që kishte në gusht të 2014-ës. Përdoruesit po dërgojnë 30 miliardë mesazhe çdo ditë, që do të thotë se një përdorues dërgon mesatarisht 4 mesazhe në ditë, transmeton krokodili.
Kjo e bën atë rrjetin social më të madh në botë, më i madh se Twitter, që ka 284 milionë përdorues, ose se shërbimi për shpërndarjen e fotove, Instagram, që ka 300 milionë përdorues aktivë mujor. Facebook kryeson listën e rrjeteve sociale me më shumë përdorues, ku tani numëron mbi 1.3 miliardë përdorues aktivë mujor. “Jemi mirënjohës që kaq shumë njerëz po përdorin WhatsApp-in për të mbajtur lidhje me miqtë dhe familjarët e tyre, kolegët ose shokët e klasës,” shkroi shefi ekzekutiv i WhatsApp-it, Jan Koum, në një postim në Facebook.