Xhihadistët shesin gratë për një pako cigare

Luftëtarët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri po shesin vajzat e rrëmbyera në tregjet e robërve të bardhë “ndonjëherë vetëm për një pako cigare”, deklaroi e dërguara speciale e Kombeve të Bashkuara për çështjet e dhunës seksuale, Zainab Bangura.

Ajo gjatë prillit vizitoi Irakun dhe Sirinë dhe që atëherë punon në planin për zgjidhjen e problemit e dhunës së tmerrshme seksuale që zbatojnë xhihadistët e IS, transmeton Koha.net raportimet e AFP­së.

“Kjo është një luftë që po bëhet mbi trupat e grave”, tha Bangura, e cila të dhënat mbi dhunën seksuale i siguroi duke biseduar me gratë dhe vajzat që kishin arritur të iknin nga burgjet në territoret që kontrolloheshin nga IS, me liderët lokalë fetarë e politikë dhe gjatë vizitave që iu bëri refugjatëve në Turqi, Liban e Jordani. 

SHKARKO APP