Zbulimi, Hitleri e kishte penisin të deformuar
Një tjetër zbulim është publikuar së fundmi për diktatorin Adolf Hitler, ku këtë herë, bëhet fjalë për organin e tij gjenital.
Kështu, sipas një studimi të kryer nga studiuesit Jonathan Mayo dhe Emma Craigi, ka rezultuar se Hitleri vuante nga “hypospadias”, një deformim i penisit.
Ata shpjegojnë konkretisht se diktatori nazist ka patur problem pasi njëri prej testikujve të tij nuk kishte dalë si duhet, por edhe se ai ka vuajtur deformimin e penisit.
Problemi i tij i quajtur “hypospadias” sjell pikërisht një deformim të tillë dhe është cilësuar shpesh si sëmundja e “penisit mikroskopik”.
Studimi i publikuar në kuadrin e librit “Hitler’s last day: Minute by minute”, pohon gjithashtu se pikërisht për shkak të këtij problemi, Hitleri nuk është shfaqur asnjëherë i zhveshur dhe se përpiqej ta shmangte daljen vetëm me mbathje.