Zbulohet “banka” me tru njeriu dhe është tërësisht ligjore
Në një laborator në Londër ka me qindra tru njeriu, por gjithçka është tërësisht ligjore. Secili prej trurit është etiketuar me kujdes dhe është gati për diseksion. Banka e trurit është në Imperial College London dhe është krijuar për të diagnostikuar dhe kryer kërkime në çrregullimet neurologjike. Banka e trurit specifikon në kërkimet për Parkinson-in, një gjendje neurologjike degjeneruese. Trutë janë dhuruar nga spitalet për të bërë studime në lidhje me funksionimin e tyre.