Zbulohet blerësi misterioz i shtëpisë më të shtrenjtë në botë, është një princ

Një shtëpi luksoze në Francë u ble për 320 milionë dollarë nga princi saudit Mohammed Bin Salman. Shtëpia ndodhet pranë Versajës, ka një bodrum vere, një kinema si dhe një dhomë nëujore. Konsiderohet si shtëpia më e shtrenjtë në botë dhe gazeta New York Times ka arritur ta zbulojë princin prej disa blerjeve të vitit 2015 nëpërmjet ndërrmarrjeve. Raportohet se shtëpia ishte në pronësi të një kompanie investimi të menaxhuar nga fondacioni personal i princit Mohammed. Ndërkohë qeveria saudite nuk ka bërë asnjë koment mbi raportin. Sipas BBC, një zëdhënëse e ambasadës saudite në Washington ka akuzuar gazetarët e gazetës për raportim subjektiv që të shërbejë një axhendë personale.

SHKARKO APP