Zbulohet bunkeri i Luftës së Ftohtë i fshehur brenda malit

Një bunker i Luftës së Ftohtë i fshehur brenda një mali është zbuluar. Vendosur në një vend të fshehtë në mes të një pylli në Suedinë Jugore. Bunkeri mendohet se ishte një bazë e vjetër ku bëheshin vëzhgimet gjatë luftimeve me Bashkimin Sovjetik dhe Paktit të Varshavës. Vendi u zbulua nga ekipi i aventuristëve Free Solo, të cilët thonë se duan të ruajnë vendin. Korridoret dhe dhomat e zbrazëta janë një kornizë ende historike. Bunkeri është përdorur për herë të fundit 25 vite më parë. Pamjet mahnitëse tregojnë një kompleks të dhomave të ndërlidhura që shërbejnë për një mori qëllimesh. Përfaqësuesi i grupit tha: “Ky bunker është shumë i veçantë sepse është në mes të pyjeve. Nuk ka asnjë rrugë për të shkuar deri atje. Është vendosur në një mal dhe është ndërtuar për të përballuar një bombë bërthamore”.

SHKARKO APP