Zbulohet dëshmia më e vjetër e jetës në tokë
Shkencëtarët kanë zbuluar disa gurë të vjetër 3.7 miliardë vjet në Grenlandë. Në gurët e studiuar janë gjetur mbetje të formave jetësore njëqelizore dhe janë dëshmitë më të vjetra të zhvillimit të jetës në tokë. Del se jeta në Tokë qenka krijuar 300 milionë vjet më herët, sesa është menduar deri më tani. Sipas fjalëve të astrobiologut Abigail Elwood, gurët në Grenlandë mund t’u ndihmojnë shkencëtarëve, pasi të arrijnë mostrat e para nga Marsi.