Zbulohet në Poloni qyteti nëntokësor antibërthamor i Hitlerit

Ish-diktatori nazist, Adolf Hitler kishte arritur të ndërtonte në mënyrë sekrete në Poloni një qytet gjigant nëntokësor me bunkerë dhe stacione hekurudhore ku ai dhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë, së bashku me familjet, do t’u rezistonin për muaj të tërë edhe një sulmi bërthamor kundër Rajhut III. Ky qytet, i ndërtuar me djersën, ndoshta edhe me gjakun e mijëra të burgosurve hebrenj, u zbulua në një lokalitet jo larg kufirit çek dhe u njoftua një ditë më parë nga media. Një njoftim që mbërrin vetëm pak javë pas gjetjes së një treni “mitologjik”, i ngarkuar me thesare që nazistët i kishin fshehur në të njëjtën zonë të Polonisë, në fund të Luftës II Botërore. Qyteti, pranë Walbrzychit, kishte formën e një labirinti kolosal prej rreth 200 kilometrash, i ndërtuar nga fundi i luftës duke shfrytëzuar punën e të burgosurve. Publikimin për ekzistencën e këtij qyteti e bëri eksperti polak, Krzysztof Szpakoëski në një konferencë të përbashkët shtypi me autoritetet e provincës Walbrzych.Sipas tij, qyteti ishte ndërtuar poshtë vargmaleve, Gory  Soëie, mes Walimit dhe Gluszyces, lokalitete mes kufirit polako-çek. Ky qytet u ideua nga nazistët në vitin 1943, nën presionin në rritje nga bombardimet e aleatëve mbi Gjermani.Ideja parashikonte që në rast nevoje, shpura e Adolf Hitlerit të transferohej në Poloni, pranë kështjellës Ksiaz, nga ku do të fillonte edhe sistemi i galerive dhe bunkerëve, me stacion hekurudhor nëntokësor. Nuk përjashtohet fakti që nazistët mund të zhvendosnin edhe teknologji ushtarake në këtë zonë. Adoptimi i një sistemi shpellash natyrore ishte një vepër gjigante, pasi vetëm në vitin 1944 mendohet se nazistët përdorën aty rreth 28 milionë tonë çelik dhe çimento. Por, punimet u ndërprenë në vitin 1945 pak para mbërritjes së Ushtrisë së Kuqe. Nuk përjashtohet fakti që para largimit nazistët të kenë masakruar një pjesë të 30 mijë hebrenjve që punuan aty. Pas luftës, rreth këtij qyteti u thur një legjendë që Szpakoëski harxhoi vitë të tëra për ta gjetur.

 

SHKARKO APP