Zbulohet në Siri një kështjellë 4 000 vjeçare, sistem i fortifikuar në një sipërfaqe të madhe

Një zinxhir i pazakontë ushtarak që daton 4 000 vite më parë, duke përfshirë kështjella, fortifikime, kulla dhe fortesa që komunikonin me anë të sinjaleve të dritës u zbulua në Siri në sajë të analizimit të pamjeve ajrore dhe satelitore nga një ekip franko-sirian.

Këto punime të drejtuara nga laboratori Arkeorient (CNRS, Universiteti Drita Lion 2) dhe drejtoria e përgjithshme e antikiteteve dhe muzetë e Siritë u publikuan të martën në revistën Paleorient.

“Është hera e parë që zbulohet një sistem i fortifikuar në të tilla përmasa. Ky stukturë e gjërë mbizotëroi stepën e Sirisë qendrore dhe shërbeu si mburojë e aglomerateve dhe zonave më tërheqëse në periudhën e Bronzit të Mesëm (mijëvjeçari i dytë para Krishtit)”, saktësoi një nga autoret, Marie-Odile Rousset hulumtuese në Qendrën franceze të Kërkimit Shkencor (CNRS).

Rajoni i vëzhguar nga misioni franko-sirian i shkretëtirave të Sirisë së Veriut ndodhet në lindje të Hamas dhe zë një sipërfaqe rreth 7 000 kilometra katror. Këto gërmime virtuale kompletojnë ato të kryera në terren nga 1995 në 2002 më pas në 2010, pra përpara luftës, që përkon me periudhën e qeramikave.

“Nga kjo periudhë njihen kryesisht fortifikime urbane, por atje kemi të bëjmë me fortifikimin e një territori për të mbrojtur akset e qarkullimit dhe tokat”, tha arkeologia Marie-Odile Rousset.

Këto kala janë ndërtuar nga blloqe të mëdha shkëmbinj vullkanike të pa rafinuar dhe mure disa metra lartësi.

I vendosur në buzë të rajoneve sedentare mjaft të populluara të Gjysmëhënës pjellore në perëndim të stepës së ashpër të nomadëve në lindje, ky rajon nuk ka qenë vazhdimisht i banuar.

SHKARKO APP