Zbulohet një objekt 20 mijë vjeçar në malet e Kosovës (VIDEO)

Një objekt misterioz i cili mendohet se mund të jetë rreth 20 mijë vjecar, është gjetur nga fotografi shqiptar Ismet Smaili në malet e Sharrit në Kosovë.

Sipas Mediave polake, objekti mendohet se është përdorur si transformator, por është i mbështjellë me gur dhe duket se ka patur një formë të rregullt gjeometrike 8 këndore, por që më pas është dëmtuar me kalimin e viteve.

Ekzaminimi laboratorik dhe një dokumentar televiziv është në proces për të gjetur vjetërsinë se kur u krijua ky mekanizëm.

Ismeti dha një mostër të gurit për analizë dhe u konstatua se ky gur është jo më pak se 20.000 vjet i vjetër.

Fotografi e ka gjetur objektin në rreth 2000 metra lartësi mbi nivelin e detit, dhe se objekti mund të hedhë dritë mbi origjinën e qytetërimit njerëzor, shkruajnë mediat polake.

В Косово нашли трансформатор которому 20000 лет

SHKARKO APP