Zbulohet qyteti i zhdukur 2 000 vite më parë
Një qytet i zhdukur rreth 2 mijë vite më parë është zbuluar nga arkeologët në Irak, një zonat më të vjetra të populluara të botës. Qyteti Qalatga Darband, që besohet të jetë themeluar në vitin 331 para Krishtit nga Aleksandri i Madh, u zbulua nga një ekip arkeologësh irakianë dhe britanikë të udhëhequr nga ekspertë të Muzeut Britanik. John MacGinnis, i cili kryeson ekipin në terren, i tha The Times: “Jemi në ditët e para, por ne mendojmë se ky ishte qytet i fuqishëm që ka shërbyer si urë-lidhëse midis Irakut dhe Iranit. Ju mund të imagjinoni njerëzit që furnizojnë me verë ushtarët që kalojnë”. Arkeologët nisën kërkimet pas lëshimit të fotografive satelitore të CIA-s të deklasifikuara që nga vitet 1960, të cilat treguan skenën e rrënojave. Dr MacGinnis dhe kolegët e tij pastaj përdorën dromët për të zbuluar linjat e ndërtesave që kanë rënë nën tokë për shekuj me radhë. Monedhat greke, dhe statujat e hyjnive greko-romake, janë gjetur gjithashtu në vendin e Kurdistanit të Irakut. Stafi i Muzeut Britanik ka trajnuar ekspertë të trashëgimisë së Irakut në një skemë të financuar nga qeveria për të ndihmuar arkeologët të mbrojnë vendet me rëndësi historike në zonat e Lindjes së Mesme të cilat janë ndikuar rëndë nga konflikti.