Zbulohet shënimi i një prifti në statujën e Jezu Krishtit, ja çfarë shkruhet aty

Restauruesit e një statuje prej druri të shekullit të 18-të të Jezu Krishtit thuhet se gjetën një shënim të një prifti, fshehur në fundin e pasëm të Mesisë. Shënimi daton në vitin 1777 dhe është nënshkruar nga Joaquin Minguez, prift i katedrales së Burgos de Osma në atë kohë.

Në letër prifti flet ndër të tjera për ekonominë e fshatit lokal, zakonet e kohës, çështjet politike dhe fetare dhe njerëz të famshëm.

Sakaq legjitimiteti i zbulimit ende nuk është konfirmuar nga historianët apo arkeologët. Por lajmi ka bërë xhiron e botës dhe nëse vërtetohet shihet si një zbulim i vyer.

Dokumenti, i shkruar me dorë në të dyja anët e dy faqeve, u gjet kur restauruesit hoqën një copë pëlhure të përdorur për të mbuluar Krishtin.

SHKARKO APP