Zbulohet sistemi ‘i lashtë’ diellor
Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar një sistem diellor thuajse identik me sistemin tonë, por disa miliard vite më të plakur.
Kepler 444 është ylli më i përafërt me diellin tonë dhe rreth tij orbitojnë pesë planete shkëmbore në përmasat e Mërkurit, Tokës dhe Afërditës që në një të shkuar jo fort të largët mund të kenë patur jetë.
Planetet orbitojnë në një distancë të afërt me diellin e tyre, e cila për shkencëtarët tregon vjetërsinë e këtij sistemi që është 11.2 miliard vjeç.
Kjo e bën këtë sistem më të vjetrin të njohur ndonjëherë në univers, duke menduar që vetë sistemi ynë ka mbi supe 4.6 miliard vite.
Zbulimi i shkencëtarëve u botua në revistën shkencore “The Astrophysical Journal”.