Zbulohet vrima e zezë, 20 milardë herë më e madhe se dielli ynë

Ekziston një masë që është 20 miliardë herë me madhe se dielli ynë, kjo vrimë e zezë u zbulua nga Universiteti Kombëtar Australian. Ka lindur kur universi ishte shumë i ri duke u zgjeruar me një ritëm më të shpejtë se çdo vrimë tjetër e zezë deri tani dhe materiali që e rrethon me një ritëm të barabartë me atë të diellit që e bën çdo dy ditë.

Zbulimi i jashtëzakonshëm u shpërnda nga revista “Publications of the Astronomical Society of Australia”. Vrima e zezë lëshon sasi të mëdha energjie të përbera kryesisht nga drita ultravjollcë por edhe rrezet X shkruan Christian Wolf i shkollës së astronomisë. “Nëse ky përbindësh do ishte në qendër të Rrugës së Qumshtit do të shkëlqente 10 herë më shumë se një hënë e plotë shpjegon astronomi i cili udhëhoqi humtimin. Ajo do të duket si një yll tepër i shndritshëm dhe do të zhdukte nga sytë të gjitha yjet e tjera të qiellit.”

Sipas dijetarëve origjina e saj daton më shumë se 12 miliard vjet më parë kur lindja e universit dhe shkalla e rritjes është e barabartë me 1% çdo million vjet.

Vrima të tilla janë të medha janë të rralla, e fundit është gjetur nga sateliti Gaia i Agjensisë Evropiane të Hapësirës në misionin e saj për të matur lëvizjet e vogla të objekteve qiellore.

SHKARKO APP