Zgjidhet misteri i Bermudës?

 

Trekëndëshi i Bermudës është një ndër vendet më vdekjeprurës dhe misteriozë në historinë e njerëzimit që ende sot nuk po gjen një shpjegim logjik.

Vendi ku janë mbytur qindra anije e avionë është prej kohësh i veshur me një tis misteri, të cilit shkencëtarët nuk po i japin ende zgjidhje.

Por kohët e fundit shkencëtarët pas studimit të piramidës nënujore kanë dalë në dy versione kryesore që po i studiojnë.

I pari ka të bëjë me një lloj teknologjie misterioze antike të zhytur në thellësinë e oqeanit.Ndërsa teoria e dytë ka të bëjë me vendosjen e një teknologjie shumë të përparuar aliene.Dyshimet janë përforcuar së fundmi pasi një grup studiuesishe francezë dhe amerikanë kanë gjetur pranë piramidës objekte që nuk u njihet prejardhja.

Vetë piramida e lartë rreth 100 metra është ndërtuar prej kristali dhe shkencëtarët janë të bindur se mud të jetë ndërtuar së fundmi nga njerëzit ose në kohë më të hershme nga alienët.

Gjithsesi, deri sa shkencëtarët të mund të vërtetojnë prejardhjen, misteri vazhdon..

SHKARKO APP