Zhdukni një herë e mirë buburrecat nga shtëpia me këtë përzierje
Buburreca në mure, te dera apo në çdo cep të shtëpisë?
Me siguri të gjithë e dini se sa e bezdisshme është e gjitha kjo. Përveç kësaj, është irritues edhe fakti se ato bëjnë pis të gjitha ambientet ku qëndrojnë. Kjo i bën akoma më të padëshiruar në shtëpi. Ku ka ushqime apo enë të palara ata, janë aty.
Pastroni të gjitha ambientet, sepse ato mund të shkaktojnë alergji. Mbyllni plasaritjet në mur,sepse është hyrja kryesore për ta. Ka një mënyrë fantastike për t’i eliminuar nga shtëpia shumë më shpejt nga sa mund ta kishit menduar. Për këtë ju duhen vetëm disa përbërës që gjenden në kuzhinën tuaj.
Përbërësit:
½ filxhan çaji miell
1 qepë e grirë
3-4 lugë gjelle acid boric (pluhur/ e gjeni në farmaci)
Pak sheqer
Pak birrë
Përgatitja dhe përdorimi:
Hidhini të gjithë përbërësit në një enë mesatare dhe përzini mirë derisa të bëni një pastë homogjene.
Vendoseni përzierjen në të gjitha zonat ku keni pikasur buburreca.
Sigurohuni që të mbani larg fëmijët ose kafshët nga kjo përzierje, pasi është toksike. Shumë shpejt do t’i gjeni të gjitha insektet të ngordhura rreth përzierjes