Zvicra ndalon perçen, 6500 paund gjobë po e vure
Zvicra ndalon veshjen në publik të perçes, veshjes tipike myslimane. Lajmi është publikuar në mediat zvicerane.
Kështu, mësohet se parlamenti i rajonit të Tricono ka miratuar këtë vendim, i cili parashikon se personat që do të jenë veshur me këtë veshje do gjobiten me 6500 paund.
Sakaq, këto masa vijnë pas ngjarjeve të rënda që ndodhën më 13 tetor të këtij viti në Paris, ku humbën jetën 132 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Perçja është një veshje tipike myslimane, e zezë, e cila përdoret nga femrat, por ka pasur raste që është përdorur për kamuflim dhe nga ekstremistë të ISIS.