Kurti për dialogun: Duhet t’i përmbahemi kornizës pa marrë detyrime të reja

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në një vizitë zyrtare në Zvicër. Në një konferencë për mediat, Kurti ka folur për aktualitetin politik në Kosovë dhe për agjendën e mëtejshme të vizitës së tij në Zvicër.

”Me presidentin Berset njihemi që nga pjesëmarrja ime në Forumin e Davosit, në fillim të vitit. Me të kemi biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dy vendeve, për rritjen e madhe të këmbimit tregtar, që në vitin 2022 ka qenë për një të tretën më i madh se një vit më parë.

Ne jemi në të drejtën tonë. Në fjalën që kam mbajtur më 14 shtator para mediave në Prishtinë kam sqaruar se në dialogun e fundit ne si Kosovë kemi bërë tre propozime ndërsa Serbia asnjë. Në këto rrethana, ne duhet t`i përmbahemi kornizës së marrëveshjeve që kemi marrë si detyrim”, tha Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?