Kushi: Studentët ekselentë jashtë vendit marrin mbështetje financiare

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pas mbledhjes së qeverisë, tha se studentët ekselentë të cilët studiojnë jashtë vendit me fondin e ekselencës, do të lidhen me mbështetje financiare. Këto studentë do të kenë mbështetje nga qeveria jo vetëm për studime por dhe për punësim. Për sa i përket shqetësimit të prindërve për mësimin me dy turne në shkolla, Kushi deklaroi se vendimi i qeverisë nuk është përfundimtar, por vetëm momental pasi është sugjeruar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për shkak të situatës nga Covid-19.

”Isha e fundit për nga rradha po jo për nga rëndësia në vendimet që do tregoj. Vendimi i parë ka të bëjë me disa ndryshime në VKM-në e vitit 2020 që lidhet me mbështetjen financiare për studentët e ekselencës që studiojnë jashtë nga fondi i ekselencës. Për shkak të situatës së pandemisë, në shumë universitete u aplikuan disa metoda vlerësimi ndryshe nga ato tradicionale, studentët merrnin vlerësim kalon, nuk kalon dhe jo me notë, ndërkohë që VKM përcakton një mesatare, kështu që për t’i mos penalizuar, shtuam dhe këto raste për situata të jashtëzakonshme.

Studentët ekselentë do të kenë mbështetjen tonë, jo vetëm për studimet, por edhe për punësimin e tyre. Vendimi i dytë lidhet me miratimit të memorandumit të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë mes Shqipërisë dhe Spanjës. Objektivi ynë të bashkëpunojmë me universitetet prestigjioze.Unë i mirëkuptoj të gjithë prindërit të shqetëuar për cilësinë e arsimit, lidhur me orët e mësimit. Të gjithë e dimë shumë mirë që jemi ende në situatë pandemie dhe për kët arsye rregulli që duhet zbatuar është distanca mes nxënësve. Për këtë arsye ato klasa ku numri i nxënëse është i lartë jemi të detyruar të zbatojmë këtë rregull. Pra të mos lejojmë që në një bankë të jetë i ulur më shumë se 1 nxënës.

Dua ti qetësoj prindërit duke u thënë se nuk është vendim përfundimtar, por momental i sugjeruar nga komiteti i ekspertëve i cili e vlerëson situatën në periudha kohore dy javorshe. Së shpejti do kemi një përgjigjie të saktë. Vetëm 78% e shkollave zhvillohet ky lloj mësimi pasi në zona provinciale mësimi është i plotë. 87% e mësuesve janë të vaksinuar”.

SHKARKO APP