Home Bota Ky shtet do t...

Ky shtet do të ndalojë pilotët dhe stjuardesat të hedhin parfum

15
0

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Indisë (DGCA), e cila mbikëqyr industrinë e aviacionit të vendit, kohët e fundit propozoi një përditësim të akteve nënligjore në lidhje me konsumin e alkoolit.

Po përveç pijeve alkoolike një seksion i ri përmend në mënyrë specifike parfumin.

Ai thotë: “Asnjë anëtar i ekuipazhit nuk duhet të konsumojë apo të bëjë gargarë me xhel dhëmbësh, apo të hedhë ndonjë parfum a ndonjë produkt që ka përmbajtje alkoolike. Kjo mund të çojë në një rezultat pozitiv kur bëhet testi i frymëmarrjes.

Teksti vazhdon: ‘Çdo anëtar i ekuipazhit që është në një mjekim të tillë duhet të konsultohet me mjekun e kompanisë përpara se të nisë fluturimin’.

Ndërsa parfumet mund të përmbajnë sasi të vogla alkooli, është e paqartë nëse përdorimi i parfumit në trupin e dikujt mund të shkaktojë një test të rremë pozitiv të frymëmarrjes.

Dehja e pilotëve ka qenë herë pas here një problem në industrinë e aviacionit.

Në vitin 2018, Katsutoshi Jitsukaëa, një pilot i Japan Airlines, u dënua me 10 muaj burg pasi një test frymëmarrjeje i marrë menjëherë pas ngritjes, tregoi se niveli i tij i alkoolit në gjak ishte nëntë herë më i lartë se kufiri ligjor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit