”0900 për ty”/ Ofendoi Vokshin, por Sekretariati i Etikës shpëton Ballën dhe nuk e përjashton nga Kuvendi
Sekretariati i Etikës rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike, duke mos vendosur asnjë masë shtrënguese për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, lidhur me deklaratat e tij në Kuvend drejtuar deputetes së PD-së, Albana Vokshi. Sipas PS, ndjesa publike e Ballës për shprehjen “për ty kam numrin 0900” dretuar Vokshit ishte e mjaftueshme për të mos vendosur përjashtimin e tij.
Fillimisht ishte grupi parlamentar i PD që kërkoi përjashtimin e Ballës me 60 ditë nga Kuvendi pas komentit të tij për Albana Vokshin, “për ty kemi numrin 0900”. Në kërkesën e PD-së thuhet se kreu i grupit parlamentar të PS “ka përdorur një gjuhë ofenduese, seksiste, diskriminuese dhe të papranueshme në drejtim të deputetes Albana Vokshi, duke cenuar rëndë dinjitetin e saj”.
Më herët reagoi edhe Forumi i Gruas të Partive Popullore Europiane (EPP), të cilët e kanë cilësuar këtë si poshtërim personal dhe sulm seksist, duke theksuar se komentet e tilla nuk kanë vend në institucionet demokratike.
KOHA JONË SONDAZH

