1.1 trilionë euro për të shpëtuar Europën

Banka Qendrore Europiane bëri të ditur se do të injektojë të paktën 1.1 trilionë euro në ekonominë me probleme të Eurozonës.

BQE do të blejë bono me një vlerë prej 60 miliardë euro çdo muaj deri të paktën në fund të shtatorit 2016 në atë që njihet si Lehtësimi Sasior.

BQE bëri të ditur se normat e interesit në Eurozonë do mbahet në nivelin e ulët rekord prej 0.05 përqind, ku kanë qenë që prej shtatorit 2014.

Presidenti i BQE, Mario Draghi tha se programi do të nisë në mars.

Lajmi ka pushtuar kryeartikujt e çdo media në botë.

Më herët këtë vit, të dhënat tregonin se Eurozona ishte në deflacion, duke krijuar rrezikun që rritja do ngadalësohej, pasi bizneset dhe konsumatorët nuk do hapnin kuletat, në pritje që çmimet të bien.

Por çfarë është Lehtësimi Sasior?

BBC ka bërë një shpjegim të teorisë.

Kështu, banka qëndrore krijon para për të blerë bono nga institucionet financiare, duke reduktuar kështu normat e interesit. Kjo do bëjë që bizneset dhe njerëzit të marrin më shumë kredi. Ata do shpenzojnë më shumë dhe do krijojnë vende pune.

Kjo do rrisë ekonominë.

Kjo strategji duket se ka funksionuar në SHBA, ndërsa NYTimes thotë se kjo masë është e vonuar.

SHKARKO APP