1 në 10 gjermanë, duan një Hitler të ri

Një studim i ri akademik ka tronditur qeverinë e Gjermanisë, teksa njerëzit kanë bërë thirrje për një “diktaturë në interes të kombit”.

Një në dhjetë gjermanë kanë thënë se duan një Führer të ri për t’i udhëhequr drejt lavdisë.

Ekipi i hulumtuesve të Universitetit të Lajpcigut ka zbuluar se gati 34% e njerëzve të anketuar mendojnë se Gjermania “është e rrezikuar nga mbipopullimi i të huajve”, raporton Daily Mail. Gjithsej 21.9% janë pajtuar që Gjermanisë i duhet “një parti e vetme e fortë, e cila personifikon komunitetin kombëtar si të tërë”, transmeton Gazeta Express.

Një në dhjetë gjermanë duan që vendi i tyre të udhëhiqet nga një ‘Führer’ që aplikon “një dorë të hekurt për të mirën e përbashkët”. Dhe, 71 vjet pas mposhtjes së nazizmit dhe fundit të tmerrit të kampeve të vdekjes, 11% e të anketuarve nga hulumtuesit universitarë kanë thënë se hebrenjtë kanë shumë ndikim.

SHKARKO APP