1 në 5 drejtorë është psikopat! Studimi që po ‘çmend’ njerëzit

Sipas psikologut të mjekësisë ligjore, Nathan Brooks, që kreu studimin, rezultatet treguan se bizneset duhet të përmirësojnë shqyrtimin e tyre të rekrutimit të punonjësve.

Brooks tha se rekrutuesit priren të përqendrohen në aftësitë dhe jo në karakteristikat e personalitetit dhe kjo ka çuar në firmat që punësojnë “psikopatë të suksesshëm”, të cilët mund të angazhohen në praktika jo etike dhe ilegale ose të kenë një ndikim negativ ndaj kolegëve.

“Në mënyrë të vazhdueshme, psikopatët krijojnë shumë kaos dhe në përgjithësi tentojnë të vënë njerëzit kundër njëri-tjetrit”, tha ai.

“Për psikopatët, suksesi i bizneseve është një lojë dhe atyre nuk iu intereson nëse dhunojnë moralin. Ka të bëjë me marrjen e kompetencave ku ata dëshirojnë në kompani dhe të kenë dominim mbi të tjerët. Ne shpresojmë që të implementojmë mjetin tonë të shqyrtimit në biznes, në mënyrë që të kemi një vlerësim të duhur për të identikuar këtë problem, për të ndaluar njerëz të tillë që të dominojnë në biznese e që më pas pasojat të jenë shumë të rënda“, tha Brooks.

SHKARKO APP