1 vit në qeli, Ilir Meta i drejtohet sërish GJKKO-së për shuarjen e masës së sigurisë
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Avokatët e tij i janë drejtuar me një letër GJKKO-së, ku kërkojnë shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për Metën.
“Kërkuesi Ilir Metaj, me gjeneralitetet dhe adresën e mësipërme, me anë të kësaj kërkese drejtuar Gjykatës Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka si qëllim shuarjen e masës së sigurimit personal të arrestit në burg, vendosur kjo me vendimin nr. 125 datë 20.10.2024 dhe vendimit nr.130 datë 23.10.2024 të Gjykatës Shkallës Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar lënë në fuqi me vendimin nr. 59 (87-2024-333) datë 19.11.2024 nga Gjykata e Posaçme Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar”, thuhet në kërkesën e Metës.
KOHA JONË SONDAZH

