1 vit pa Sokol Olldashin

"Me Sokolin" është titulluar nga organizatorët ceremonia përkujtimore në nder të ish-ministrit të Transporteve, i cili ka dhënë kontribut disavjeçar në politikën shqiptare, po ashtu dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 2001.  Ceremonia u drejtua nga deputetja demokrate, Majlinda Bregu dhe në të merrnin pjesë edhe figura të tjera të njohura të PD-së si Mesila Doda, Oerd Bylykbashi, Astrit Patozi, Aldo Bumçi, por edhe Ambasadori Amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu. Në takim ra në sy mungesa e kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryetarit të demokratëve, Sali Berisha.

Miqtë e të ndjerit Olldashi, kanë kujtuar figurën e tij, përmes videove, fotove. Nuk mungoi edhe kitara që dikur përdorej nga vetë Olldashi, si dhe recitimi i disa poezive të krijuar nga ai. Gjatë ceremonisë u prezantua dhe një kengë e kënduar për Olldashin nga Aleksandër Gjoka. Kënga është një version rock me kitarë dhe ka për autorë Astrit Patozin dhe Florion Mimën.  Por përveç një kënge, Sokol Olldashit i është kushtuar edhe një poezi, e cila u lexua në përkujtimoren e tij. Gazetari Mero Baze, i është kushtuar Olldashit me një elegji plot dhimbje, dhe mall për fatin e tij politik dhe njerëzor. Majlinda Bregu është shprehur gjatë kësaj përkujtimoreje se “Miku ynë i shtrenjtë e la PD në zbrazëti”.

SHKARKO APP