10 ekipet që përfitojnë më shumë nga sponsorizimet në fanella
Në vitet e fundit, çështja e të ardhurave dhe sponsorëve ka marrë një rëndësi gjithnjë e më strategjike në pasqyrat financiare të skuadrave të futbollit. Por sa para mbledhin klubet evropiane të futbollit nga marrëveshjet e sponsorizimit? Sa kushton për të pasuar një logo në uniformat e klubit tuaj të zemrës?
Në futbollin evropian ka ekipe që përfitojnë më shumë se 50 milionë euro në sezon, vetëm nga sponsorët në fanellë. Reali mban vendin e parë me 70 milionë euro në sezon me sponsorin “Fly Emirates”. Klubi spanjoll ndiqen nga Junajtid me 63 milionë euro, ndërkohë që pak më poshtë janë blaugranët përfitojnë 55 milionë euro në sezon. Nga ekipet italiane më lart është Juventusi në vendin e 11 me 21 milionë euro në sezon.
10 – Manchester City – Etihad Airëays – 24.4 milionë në sezon
9 – Paris Saint Germain – Fly Emirates – 25 milionë në sezon
8 – Bayern Munich – Deutsche Telekom – 30 milionë në sezon
7 – Tottenham – Aia – 36.6 milionë në sezon
6 – Liverpool – Standard Chartered – 36.6 milionë në sezon
5 – Arsenal – Fly Emirates – 36.6 milionë në sezon
4 – Chelsea – Yokohama – 48.8 milionë në sezon
3 – Barcelona – Rakuten – 55 milionë në sezon
2 – Manchester United – Chevrolet – 63 milionë në sezon
1 – Real Madrid – Fly Emirates – 70 milionë në sezon