10 Fobitë seksuale më të përhapura dhe më të çuditshme
Fobitë janë një fenomen shumë i përhapur mes njerëzve, të cilët i kanë zhvilluar ato për arsye nga më të ndryshmet. Përveç fobive të zakonshme si frika nga lartësitë, nga mjediset e mbyllura, nga insektet, ekzistojnë disa fobi edhe më të çuditshme që i përkasin jetës seksuale të cilitdo.
10. Medomalakufobia – Frika e humbjes së ereksionit
Shumica e meshkujve e kanë pjesë të shqetësimit të tyre humbjen e ereksionit. Përveç nervozizmit rreth kësaj çështje, medomalakufobia u përket më shumë atyre që e kanë të zhvilluar në një shkallë më të lartë dhe diagnostikohen me sëmundje akthi. Kjo fobi mund të shkaktojë atë ndaj së cilës trembet, ndaj meshkujt që vuajnë prej saj duhet të tregohen tepër të kujdesshëm.
9. Xhimnofobia – Frika nga të qenët zhveshur
Ata që e kanë xhimnofobinë pjesë të jetës së tyre, vuajnë nga frika e të qenët zhveshur përpara të tjerëve, edhe në situata kur kjo është e pranueshme. Frika konsiston në ndjesinë e inferioritetit kur personat janë lakuriq dhe në frikën e të qenët të pambrojtur kur janë të zhveshur.
8. Eurotofobia – Frika nga organet seksuale, veçanërisht femërore
Eurotofobia është frika e vazhdueshme dhe jo normale nga organi seksual, sidomos nga ai femëror. Disa njerëz vuajnë nga kjo fobi gjatë gjithë kohës ose mund të shkaktohet në çast nga stimuli pamor. Fobia është shumë e përhapur dhe e lidhur me përvoja të shkuara keq në të kaluarën. Eurotofobia mund të shkaktojë rrahje të shpejta zemre, ankth, druajtje dhe errësim të shikimit.
7. Filemafobia – Frika nga puthjet
Nëse puthjet mund të rregullojnë shumë gjëra, për filemafobët asgjë nuk mund të rregullohet, sepse ata kanë frikë prej puthjeve. Kjo është një fobi shumë e veçantë dhe mund të shkaktohet për dy arsye. Së pari mund të vijë prej një përvoje traumatike ose prej frikës së erës së keqe të gojës ose transmetimit të mikrobeve.
6. Erotofobia – Frika nga bisedat për seksin
Kjo fobi nuk ka të bëjë me frikën e të bërit seks, por është frika e të folurit rreth tij. Njerëzit që vuajnë nga kjo fobi nuk duan që të diskutojnë, mendojnë apo lexojnë për seksin. Erotofobët kanë më pak gjasa të marrin pjesë në programet e edukimit seksual dhe janë më të predispozuar të preken nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Për më tepër këta njerëz nuk përfitojnë shumë kënaqësi nga seksi sepse nuk marrin informacione për shumëllojshmërinë që ai ofron.
5. Malaksofobia – Frika nga lojërat e dashurisë
Gjithçka që ka të bëjë me takimet, flirtimet dhe puthjet e lidhjes në çift. Malaksofobët në një shpjegim të përgjithshëm kanë frikë nga intimiteti.
4. Klaustrofobia seksuale – Frika nga seksi në ambiente të mbyllura
Ashtu sikurse sugjeron edhe emri, klaustrofobia seksuale është frika e të bërit seks në ambiente të mbyllura. Për një vajzë 24-vjeçare nga Britania, Daniele Vinceli, kjo fobi përkthehet në marrëdhënie që zgjasin shumë pak.
3. Oneirogmofobia – Frika nga ëndrrat e lagura
Ëndrrat e lagura janë një pjesë e pazakontë e adoleshencës, ku meshkujt përjetojnë aktivitet seksual të çrregullt gjatë gjumit. Rreth 83 për qind e meshkujve vuajnë nga ëndrrat e lagura në një pjesë të caktuar të jetës. Njerëzit që vuajnë nga kjo fobi kanë frikë të flenë pasi nuk duan të përjetojnë ëndrra të lagura, për këtë arsye ata refuzojnë të flenë.
2. Medortofobia – Frika nga një penis i erektuar
Nuk bëhet fjalë për një frikë të përgjithshme nga organi mashkullor, por veçanërisht kur ky është në gjendje ereksioni. Siç mund të kuptohet është një frikë nga e cila vuajnë femrat dhe që sjell ankth te medortofobet.
1. Partenofobia – Frika nga virgjëreshat
Partenofobia është frika nga virgjëreshat ose vajzat e reja, gjë që mund ta bëjë gjimnazin një periudhë edhe më të vështirë. Këta njerëz mund të përjetojnë panik ose ankth të vazhdueshëm thjesht nga mendimi i të qenët afër një të virgjre. Nuk bëhet fjalë për frikën e një kontakti seksual me to, por thjesht frikë nga komunikimi i rregullt në jetën e përditshme.
Ndër fobi të tjera të njohura janë Tokofobia, frika e të qenët shtatzënë dhe të lindurit një fëmijë dhe Heterofobia, frika nga seksi i kundërt. Një nga fobitë më interesante është padyshim Filofobia që i përket frikës nga të qenët i dashuruar. Po ashtu ekziston edhe Anuptafobia, frika nga të qenët beqar.
Kurimi i fobive
Fobitë janë frikëra të mëdha që shoqërojnë një person gjatë jetës së tij, ndaj kurimi prej tyre është tepër i domosdoshëm për jetesën normale të dikujt. Ndër mënyrat më të përhapura të kurimit të fobive janë terapitë.
1. Dhënia e shembullit. Kjo taktikë konsiston në dhënien e një modeli perfekt që bën të kundërtën e veprimeve që do të bënte personi që vuan nga fobia.
2. Trajtimi i ekspozimit. Një ndër taktikat më të njohura është edhe trajtimi i fobive nëpërmjet ekspozimit ndaj tyre. Për shembull, nëse një person vuan nga frika nga puthjet, atij i kërkohet të puthë vazhdimisht dikë derisa të shërohet nga kjo fobi.
3. Humbja e ndjeshmërisë. Përdor metodat e çlodhjes, përcaktimin e hierarkisë së frikës dhe së fundi qetësimin ndaj frikës më të vogël deri tek ajo më e madhja.